7.9 C
London
Monday, November 28, 2022

Arben Vitia: Të pavërteta lajmet në lidhje me kontratat për vaksinat, ftoj Prokurorinë të hetojë rastin (VIDEO)

- Advertisement -spot_imgspot_img
- Advertisement -spot_imgspot_img

(E plotësuar 21:01) – Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka cilësuar si të pavërtetë lajmin e publikuar sot në Gazetën online Insajderi në lidhje me mosnënshkrimin e kontratës me Pfizer dhe BioNtech për sigurimin e vaksinave.

Vitia ka thënë se edhe ato gjysëm informacione që kanë dalë janë konfidenciale dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Tutje ai ka ftuar Prokurorinë të hetojë në lidhje me këtë rast.

“Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq. Eshtë i pavërtetë sepse ata kinse janë siguruar me informacione zyrtare janë të pavërteta. Edhe ato gjysëm materiale që kanë rrjedhur janë konfidenciale dhe kjo mund të rrezikojë edhe shëndetin e qytetarëve. Ne ftojmë Prokurorinë e Shtetit të veprojë ndaj kujdo që rrezikon shëndetin e qytetarëve. Si Ministër i juaj i Shëndetësisë jam i kënaqur me punën e bërë nga Komiisoni për sigurimin e vaksianve” tha Vitia.

Arben Vitia paralajmëron konferencë për media sonte në ora 20:45

Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi adresuar mediave ka njoftuar se sonte në ora 20:45, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë konferencë për media.

Ministri Vitia në këtë konferencë do të flasë lidhur me temën për çështjen e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.

Media gjatë ditës ka publikuar një hulumtim ku thuhet se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkraur kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Të nderuara media,

Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia do të mbajë sonte konferencë për media lidhur me të pavërtetat e plasuara sot në media rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19.

Konferenca mbahet në ora 20:45, në Ministri të Shëndetësisë.

- Advertisement -spot_imgspot_img
Latest news
- Advertisement -spot_img
Related news
- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here