HomeLajmeHaradinaj, Kurtit: Do më kesh në rrugë bashkë me veteranët, s’të falim...
spot_img

Related Posts

Featured Artist

Kaleb Black

Painter

Kaleb started this adventure 7 years ago, when there was no real voice protecting the environment. His masterpieces promote saving the Earth.

Haradinaj, Kurtit: Do më kesh në rrugë bashkë me veteranët, s’të falim nëse s’rriten pagat

ryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër në raport me kryeministrin Albin Kurti sa iu përket veteranëve të UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se Kurti asnjëherë nuk ka qenë në Zonën Operative të Dukagjinit për të konstatuar numrin e veteranëve.

“Kur është bërë zona e lirë, ne kemi pasur mbi 10 mijë ushtarë, njerëz me armë. Mos të ofendohen këta njerëz. [Albin] Kurti e ka pasur për zgjedhje këtë tezë me veteranët. Votat i ka marrë dhe mjaft më me ofendime”, tha ai në RTV Dukagjini.

Haradinaj thotë se 37 mijë veteranë kanë mbetur që marrin benificione dhe, sipas tij, ende mërgimtarët iu ndihmojnë atyre për të ndërruar protezat.

“[Albin] Kurti nuk mund të fshihet më. Nuk ka çare pa e rrit pagën minimale. Nuk ka çare pa i përfshirë edhe veteranët dhe kategoritë e lirisë në të njëjtat kritere. Unë po ja jap sot një paralajmërim [Albin] Kurtit: Po i ofendove veteranët, do më kesh me ta në rrugë. Dhe nuk të falim pasi je duke bërë shaka. Unë do të jem i pari në rrugë”.

“I ka torturuar njerëzit nëpër gjykata për punën e veteranëve. Gjykata i ka shpallur të pafajshëm krerët e UÇK-së për listat e veteranëve, derisa ky ende po merret me ta”.

LAJMI I FUNDIT

Leave a reply

Please enter your comment!
Please enter your name here

*

code

Latest Posts