29.4 C
London
Thursday, August 11, 2022

Kurti: Fjala rom do të thotë qenie njerëzore, njeri

- Advertisement -spot_imgspot_img
- Advertisement -spot_imgspot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e komunitetit rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ku tha edhe që flamuri kaltër e gjelbër, me rrotën e kuqe në mes, përfaqëson lëvizjen e përparimin.

Kurti përmes një postimi në Facebook, po ashtu kujtoi edhe poetin Kujtim Paçakun dhe vargjet e tij.

Përveç tjerash, Kurti shtoi se kjo ditë është për të festuar kulturën, trashëgiminë, gjuhën dhe simbolet rome.

Tutje, kryeministri i Kosovës shtoi se “Fjala rom do të thotë qenie njerëzore, njeri”.

Postimi i Kurtit:

Të nderuar qytetarë të komunitetit Rom,

Bahtalo Romano Dive!
Urime për Ditën Ndërkombëtare të Romëve!
Sot është ditë për të festuar kulturën, trashëgiminë, gjuhën dhe simbolet rome. Flamuri kaltër e gjelbër, me rrotën e kuqe në mes, përfaqëson lëvizjen e përparimin.
Në këtë ditë, nderojmë të gjithë ata burra e gra, të cilët angazhohen pandalur për të çuar përpara komunitetin rom. Po punojmë ngushtë bashkë që të heqim paragjykimet mes nesh, të zvogëlojmë pabarazitë dhe të rrisim mundësitë për jetë më të mirë.
Fjala rom do të thotë qenie njerëzore, njeri.
Sot kujtojmë edhe një njeri të veçantë që e kishim mes nesh, poetin e deputetin Kujtim Paçaku dhe vargjet e tij:
“… O njeri,
Neve na ka krijuar Zoti
Si ty, si mua, si edhe ata
Nën ngjyrën e lëkurës tënde Fshehur ke një ylber
Mu brenda shpirtit tënd
Andaj, ballin lartë!”
Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja të martën organizatën më të vjetër rome “Durmish Aslano” në Prizren.

/GazetaSinjali/

- Advertisement -spot_imgspot_img
Latest news
- Advertisement -spot_img
Related news
- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

*

code