HomeLajmeKurti konstatoi se pjesëmarrësit e luftës s’janë veteranë – vetë figuron në...
spot_img

Related Posts

Featured Artist

Kaleb Black

Painter

Kaleb started this adventure 7 years ago, when there was no real voice protecting the environment. His masterpieces promote saving the Earth.

Kurti konstatoi se pjesëmarrësit e luftës s’janë veteranë – vetë figuron në listën e veteranëve (FOTO)

Ndonëse armën nuk e ka kapur asnjëherë në dorë, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, figuron në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Statusi atij i është njohur më 2015 nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Këtë benefit e gëzon pasi me fillimin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Kurti kishte filluar punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku ka shërbyer si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë.

Por, edhe pse vetë e gëzon këtë status, ai konstaton se jo të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit në luftën e UÇK-së, meritojnë statusin e veteranit.

Në një intervistë për televizionin publik, Kurti i ka kategorizuar në dy grupe kontribuesit e luftës.

“Nuk ka teori të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës, mund të kenë qenë pjesëmarrës në luftë. Pjesëmarrës ndoshta janë 60 mijë, ndoshta janë edhe më shumë se 60 mijë, por veteranë nuk mund të jenë 60 mijë”, pati thënë ai.

Ditë më parë, shefi i qeverisë ka paralajmëruar edhe ri-verifikim të listave të veteranëve.

“Besoj që mirë do të ishte. Kush e formon e kush e bën është pak e rëndësishme”, ishte shprehur ai.

“Nuk e di a do ta quajmë riverifikim, por kemi nevojë për dëshmi. Lufta ka nevojë për të vërteten edhe në kuptimin sasior. Po përfundojmë duke i ditur saktë vetëm të vdekurit. Duhet t’i dijmë edhe të gjallët”.

Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të datës 18 shkurt 2022, janë gjithsejtë 36 mijë e 804 përfitues të pensionit si veteranë të UÇK-së. /Lajmi.net/

LAJMI I FUNDIT

Leave a reply

Please enter your comment!
Please enter your name here

*

code

Latest Posts