7.9 C
London
Monday, November 28, 2022

LIVE: Pentagoni tregon ku po shkojnë trupat që po largohen nga Kievi, Britania rrit presionin ndaj Rusisë

- Advertisement -spot_imgspot_img
- Advertisement -spot_imgspot_img

Pentagoni: Forcat ruse po largohen nga Kievi, po ripozicionohen në Bjellorusi

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se rreth 20 për qind e forcave ruse që ishin tërhequr nga rrethi i Kievit, janë drejtuar në Bjellorusi, gjatë 24 orëve të fundit.

Ai tha se vlerësimi i Pentagonit është se rusët do t’i furnizojnë trupat ushtarake dhe ndoshta do t’i ripozicionojnë diku tjetër në Ukrainë, teksa shtoi se në këtë fazë, ripozicionimi i forcave ruset nuk po bëhet më ndonjë speficikë, shkruan CNN.

Tutje, Kirby tha se nëse Rusia është në lidhje me pretendimet për de-përshkallëzim, ata duhet t’i çojnë trupat e tyre në garnizon e tyre në Rusi, teksa shtoi se forcat ruse janë ende duke e sulmuar Kievin me sulme ajrore, bombardime e zjarr artilerie

30.03.2022 – 21:41

Komandanti i ushtrisë: Ushtria amerikane në Evropë duhet të ndryshojë

Komandanti i lartë i ushtrisë amerikanë në Evropë, Tod Wolter, ka thënë se qëndrimi i trupave amerikanë në rajon duhet të ndryshoj, marr parasysh kërcënimin në rritje nga Rusia.

Wolters, i cili drejton Komandën Evropiane të Ushtrisë, pushtimin e Ukrainës e ka quajtur si “akt të pakuptimtë”.

Ai shtoi se invazioni rus ofron një mundësi për të rishqyrtuar arkitekturën e përhershme ushtarake që ekziston në Evropë, shkruan BBC.

Tutje, ai shtoi se kjo do të përfshinte si dislokimet e trupave në terren në Evropën Lindore, patrullimin ajror si dhe forcat detare.

Mbretëria e Bashkuar prezanton ligje të reja që synojnë oligarkët rusë

Mbretëria e Bashkuar ka prezantuar ligje të reja që kanë për qëllim “t’ua parandalojnë oligarkëve rusë qasjen në shërbimet britanike të aviacionit dhe ato detare”.

Zyra e Jashtme britanike ka thënë se legjislacioni do të ndalojë mirëmbajtjen e aeroplanëve apo anijeve që u takojnë oligarkëve të sanksionuar rusë apo bizneseve të tyre.

Departamenti ka thënë se kompetencat e reja janë zbatuar menjëherë për të sanksionuar biznesmenët rusë, Eugene Shvidler dhe Oleg Tinkov.

Ndërkohë, sanksionet financiare, tregtare dhe ato të transportit, që janë vendosur në lidhje me Krimenë, janë zgjeruar edhe për rajonet Donjeck dhe Luhansk.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka thënë se “nuk ka dyshim që presidenti rus, Vladimir Putin dhe elita e tij janë befasuar nga fuqia e sanksioneve tona”.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin për aq kohë sa trupat ruse të jenë në Ukrainë, duke shënjestruar jo vetëm bizneset e oligarkëve, por edhe asetet e tyre dhe stilin e jetës”.

- Advertisement -spot_imgspot_img
Latest news
- Advertisement -spot_img
Related news
- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here