29.4 C
London
Thursday, August 11, 2022

Prokuroria Speciale të hetojë qeverinë LDK-PDK/ Pse u refuzua investitori gjerman në energji!

- Advertisement -spot_imgspot_img
- Advertisement -spot_imgspot_img

“Thuhet, po unë nuk kam fakte, se është kërkuar 20% i fitimit të firmës dhe një shumë e konsiderueshme e mjeteve financiare”, thotë Kelmendi.

Refuzimi në heshtje i Isa Mustafes dhe Hashim Thaçit ndaj asaj oferte gjermane kishte shkuar aq larg sa edhe kancelarja Merkel i kishte kritikuar institucionet e Kosovës për joseriozitet.

Kosova po vazhdon prej javësh tashmë të përjetojë një nga krizat më të mëdha energjetike. Prodhimi vendor nuk i plotëson nevojat e shpenzimeve të rrymës gjatë dimrit. Ndërkohë, situata është përkeqësuar për shkak të prishjeve, që edhe po hetohen, në blloqe në Kosova dhe proshjes së turbinës në Kosova B, bllokun e dytë. Prishja në B2 madje po hetohet, paralelisht me fillimin e riparimeve. Për riparimin e saj mund të shkojnë edhe tri javë angazhim profesional.

Në ndrkohë rritja e jashtëzakonshme e çmimit të energjisë në tregun botëror, dhe në anën tjetër vendimi i ZRRE-së, që çmimi i rrymës të mos shtrenjtohet deri në muajin, prill e ka vendosur Kosovën në krizë të pashmangshme. Çmimi për megavat aktualisht në tregun ndërkombëtar, edhe pse ka rënë dukshëm është rreth 5 herë më i lartë se sa çmimi me të cilin furnizohen amvisëritë në Kosovë. Kështu që për import energjie as që bëhet fjalë. Për dy ditë festive ka ofruar energji Shqipëria, të cilën Kosova mund t’ia kthejë gjatë verës, po pa pagesë.

As vendimi i Kuvendit për shpalljen e emergjencës së energjisë nuk pritet të krijojë zgjidhje të shpejtë.

Por, në debatin e hapur, se kush janë fajtorët për krizën energjetike, çështjen me të cilën u mor edhe Kuvendi, publikut i është risjellur në kujtesë, një ofertë racionale gjermane, para 6 viteve, me të cilën Kosova në vitin që po hyjmë mund ta kishte pasur të zgjidhur çështjen e energjisë.

LAJM I HUAZUAR NGA GAZETA BOTA SOT

- Advertisement -spot_imgspot_img
Latest news
- Advertisement -spot_img
Related news
- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

*

code